PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 55/2015 “PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Ligji nr. 102/2018, datë 13 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 102/2018
- Data e miratimit
- 13 dhjetor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 181, 21 dhjetor 2018
- Hyn në fuqi
- 5 janar 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 181, datë 2018-12-21
LIGJ
Nr. 102/2018
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN
NR. 55/2015 “PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN
E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë” bëhen shtesat si
më poshtë:
Neni 1
Në nenin 13 bëhen këto shtesa:
a) Në pikën 1, pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë” me këtë përmbajtje:
“ë) vërtetim mbi gjendjen gjyqësore ose një dokument, të lëshuar nga një autoritet kompetent,
që vërteton se nuk ekzistojnë kushtet e parashikuara në pikën 1/1, të këtij neni.”.
b) Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:
“1/1. Subjekti përjashtohet nga përfitimi i statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë
e asistuar”, apo “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”, nëse është ose ka qenë i dënuar
me vendim gjyqësor të formës së prerë, për kryerjen e veprës penale:
a) pjesëmarrje në grup të strukturuar krim inal, organizatë kriminale, bandë e armatosur,
organizatë terroriste;
b) korrupsion;
c) mashtrim;
ç) pastrim parash ose financim i terrorizmit;
d) vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste;
dh) organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.