Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 9374, DATË 21.4.2005, “PËR NDIHMËN SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 104/2018, datë 13 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
104/2018
Data e miratimit
13 dhjetor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 181, 21 dhjetor 2018
Hyn në fuqi
5 janar 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 181, datë 2018-12-21

LIGJ

Nr. 104/2018

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 9374, DATË 21.4.2005, “PËR NDIHMËN

SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9374, datë 21.4.20 05, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, bëhet shtesa si më

poshtë:

Neni 1

Pas nenit 4 shtohet neni 4/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 4/1

Përjashtimi nga përfitimi i ndihmës shtetërore

1. Subjekti përjashtohet nga përfitimi i ndihmës shtetërore nëse është ose ka qenë i dënuar me

vendim gjyqësor të formës së prerë, për kryerjen e veprës penale:

a) pjesëmarrje në grup të strukt uruar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë

terroriste;

b) korrupsion;

c) mashtrim;

ç) pastrim parash ose financim i terrorizmit;

d) vepra me qëllime terrori ste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste;

dh) organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe

veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve;

e) falsifikim;

ë) shfrytëzim i punës së të miturve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.

2. Përjashtimi nga përf itimi i ndihmës shtetërore zbatohet edhe kur personi i dënuar me një vendim

gjyqësor të formës së prerë është anëtar i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i subjektit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.