PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 93/2015, “PËR TURIZMIN”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 101/2018, datë 13 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 101/2018
- Data e miratimit
- 13 dhjetor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 181, 21 dhjetor 2018
- Hyn në fuqi
- 5 janar 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 181, datë 2018-12-21
LIGJ
Nr. 101/2018
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN
NR. 93/2015, “PËR TURIZMIN”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, bëhen shtesat si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 6, paragrafi numërtohet me numrin 1 dhe pas tij shtohen pikat 2 e 3 me këtë përmbajtje:
“2. Përjashtohet nga mbështetja dhe lehtësitë e parashikuara në kreun VI, të këtij ligji, çdo
investitor/operator menaxhues, çdo person që është anëtar i një orga ni administrativ, drejtues ose
mbikëqyrës i tij, aksionar ose ortak i investitorit / operatorit menaxhues, ose ka kompetenca përfaqësuese,
vendimmarrëse apo kontrolluese brenda tij, që është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për
ndonjë nga veprat penale të mëposhtme:
a) pjesëmarrje në grup të strukt uruar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë
terroriste;
b) korrupsion;
c) mashtrim;
ç) pastrim parash ose financim i terrorizmit;
d) vepra me qëllime terrori ste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste;
dh) organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit e shitjes së narkotikëve, si dhe i
veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve;
e) falsifikim;
ë) shfrytëzim i punës së të miturve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.