Për noterinë
Ligji nr. 110/2018, datë 19 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 27 janar 2022.
- Numri
- 110/2018
- Data e miratimit
- 19 dhjetor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 16, 12 shkurt 2019
- Hyn në fuqi
- 27 shkurt 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 2019-02-12
LIGJ
Nr. 110/2018
PËR NOTERINË
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA E PARË
ORGANIZIMI I NOTERISË
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton rregullat për ushtrimin e profesionit të noterit, si dhe mënyrën e organizimit dhe funksionimit të shërbimit të noterisë në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj ka si qëllim garantimin e shërbimit të noterisë dhe ushtrimit të profesionit të noterit në mënyrë të pavarur dhe në mbështetje të ligjit.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Dhoma”, në kuptim të këtij ligji, është Dhoma Kombëtare e Noterisë.
b) “Kandidat për noter” është personi që ka përfunduar me sukses formimin fillestar pranë Qendrës Shqiptare të Trajnimit të Noterëve dhe që kryen trajnimin praktik 2-vjeçar pranë një noteri.
c) “Noter” është personi fizik i licencuar nga ministri i Drejtësisë për kryerjen e veprimtarisë noteriale brenda territorit të një bashkie të caktuar, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
ç) “Provim kualifikimi” është provimi i kryer nga kandidati për noter pas përfundimit të formimit fillestar dhe të trajnimit praktik, kalimi me sukses i të cilit mundëson ushtrimin e funksionit të zëvendësnoterit.
d) “Provim pranimi” është provimi për pranim në formimin fillestar të detyrueshëm 1-vjeçar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 27 janar 2022 · 8/2022 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 "Për Noterinë"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.