Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8328, DATË 16.4.1998, “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË TË PARABURGOSURVE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 108/2018, datë 20 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
108/2018
Data e miratimit
20 dhjetor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 197, 31 dhjetor 2018
Hyn në fuqi
15 janar 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 197, datë 2018-12-31

LIGJ

Nr. 108/2018

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8328, DATË 16.4.1998, “PËR TË DREJTAT

DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE

ME BURGIM DHE TË TË PARABURGOSURVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr. 8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të

paraburgosurve”, të ndryshuar, pas nenit 13 shtohet neni 13/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 13/1

Regjimi i posaçëm në burgun e sigurisë së lartë

1. Në raste të veçanta, sipas përcaktimeve të këtij neni, një regjim i posaçëm i ushtrimit të të drejtave

mund zbatohet për të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë dhe të paraburgosurit që hetohen apo gjykohen

për këto vepra penale, të parashikuara në nenet 79, shkronja “ç”, 79/a, 79/b, 230, 230/a, 230/b, 230/c,

230/ç, 231, 232, 232/a, 234, 234/a, 234/b, 283, paragrafi 3, 283/a, paragrafi 3, 284, paragrafi 3, 284/a,

284/c, paragrafi 3, 284/ç, paragrafi 3, 333, 333/a dhe 3 34 të Kodit Penal, të kryera në kuadër të

pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë të armatosur, organizatë terroriste

ose për vepra me qëllime terroriste.

2. Vendimi për vendosjen e të dënuarit ose të paraburgosurit në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.