Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013
Ligji nr. 67/2025, datë 4 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 67/2025
- Data e miratimit
- 4 dhjetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 238, 23 dhjetor 2025
- Hyn në fuqi
- 7 janar 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 238, datë 2025-12-23
LIGJ
Nr. 67/2025
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË TRAKTATIN E
MARRAKESHIT PËR LEHTËSIMIN E AKSESIT NË VEPRAT E BOTUARA PËR
PERSONAT E VERBËR, ME VËSHTIRËSI NË SHIKIM OSE ME AFTËSI TË
KUFIZUARA NË LEXIMIN E TEKSTEVE TË SHTYPURA, BËRË NË MARRAKESH,
MË 27.6.2013
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e
botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve
të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 4.12.2025
Shpallur me dekretin nr. 498, datë 19.12.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
TRAKTATI I MARRAKESHIT PËR LEHTËSIMIN E AKSESIT NË VEPRAT E
BOTUARA PËR PERSONAT E VERBËR, ME VËSHTIRËSI NË SHIKIM OSE ME
AFTËSI TË KUFIZUARA NË LEXIMIN E TEKSTEVE TË SHTYPURA*1
PËRMBAJTJA
Preambula
Neni 1: Lidhja me Konventat dhe Traktatet e Tjera
Neni 2: Përkufizime
Neni 3: Personat përfitues
Neni 4: Kufizimet dhe përjashtimet e ligjit kombëtar lidhur me kopjet në format të aksesueshëm
Neni 5: Shkëmbimi ndërkufitar i kopjeve në format të aksesueshëm
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.