Ligj

PËR STATUSIN E DËSHMORIT TË ATDHEUT

Ligji nr. 109/2018, datë 20 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
109/2018
Data e miratimit
20 dhjetor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 197, 31 dhjetor 2018
Hyn në fuqi
15 janar 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 197, datë 2018-12-31

LIGJ

Nr. 109/2018

PËR STATUSIN E DËSHMORIT

TË ATDHEUT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i kritereve dhe procedurës për shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor i atdheut”, si dhe të drejtat e përfitimet që rrjedhin nga ky status.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i ligjit është shpallja ose njohja e statusit “Dëshmor i atdheut” për personat, të cilët me akte të rralla patriotizmi, vetëmohimi dhe heroizmi, kontribuan në luftën për liri, pavarësi dhe çlirim kombëtar të Shqipërisë, deri në dhënien e jetës, si dhe për personat, të cilët kanë dhënë e japin jetën për mbrojtjen e integritetit territorial, të interesave kombëtarë shqiptarë, në luftën kundër terrorizmit dhe krimit ndaj jetës së individit, mbrojtjen e pronës publike, si dhe në raste fatkeqësish natyrore, në ndihmë të popullsisë.

Neni 3

Subjektet

Subjekte të këtij ligji janë dëshmorët e atdheut, familjarët e tyre, organizatat e dëshmorëve të atdheut, organet e pushtetit qendror e të njësive të vetëqeverisjes vendore, që ngarkohen për ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj.

Neni 4

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.