Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 108/2014, “PËR POLICINË E SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 112/2018, datë 20 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
112/2018
Data e miratimit
20 dhjetor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 197, 31 dhjetor 2018
Hyn në fuqi
15 janar 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 197, datë 2018-12-31

LIGJ

Nr. 112/2018

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 108/2014,

“PËR POLICINË E SHTETIT”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 6 bëhet ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

1. Pika 16 ndryshohet si më poshtë:

“16. “Punonjës policie” është personi i emëruar në strukturat e Policisë së Shtetit pas përfundimit të

arsimit/kualifikimit përkatës dhe mban gradë policore.”.

2. Pas pikës 31 shtohet pika 32 me këtë përmbajtje:

“32. “Funksione të veçanta” do të konsiderohen ato të cilat nuk ofrohen nga Akademia e Sigurisë.”.

Neni 2

Në nenin 19, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Policia e Shtetit është unike, e centralizuar, e organizuar në nivel qendror dhe vendor. Ajo

organizohet mbi bazë shërbimi, e profilizuar në Policinë Kriminale, Policinë për Sigurinë Publike dhe

Policinë për Kufirin dhe Migracionin. Kategoritë e profilizuara të Policisë së Shtetit dallojnë midis tyre nga

arsimi, kualifikimi, simbolet, detyrat dhe përgjegjësitë që ushtrojnë.”.

Neni 3

Në nenin 37, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

“3. Për nevoja të Policisë së Shtetit, pranohen në Akademinë e Sigurisë shtetas që kanë përfunduar

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.