Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 15/2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, i ndryshuar

Ligji nr. 77/2025, datë 4 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
77/2025
Data e miratimit
4 dhjetor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 245, 29 dhjetor 2025
Hyn në fuqi
13 janar 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 245, datë 2025-12-29

LIGJ

Nr. 77/2025

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 15/2015

“PËR ROLIN E KUVENDIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë

në Bashkimin Europian”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Titulli i ligjit ndryshon si më poshtë:

“Për rolin e Kuvendit në procesin e negociatave dhe anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në

Bashkimin Europian”.

Neni 2

Kudo në përmbajtje të ligjit emërtimi “Komisioni për Çështjet Europiane” zëvendësohet me

emërtimin “komisioni përgjegjës për çështjet europiane”.

Në nenin 1 fjala “integrimit” zëvendësohet me togfjalëshin “negociatave dhe anëtarësimit”.

Neni 3

Neni 2 ndryshon si më poshtë:

Neni 4

“Neni 2

Objekti

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për rolin e Kuvendit në procesin

e negociatave dhe anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.”.

Neni 3 ndryshon si më poshtë:

Neni 5

“Neni 3

Fusha e veprimit të ligjit

Fusha e veprimit të këtij ligji ka të bëjë me:

a) rregullimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndërmjet Kuvendit, Këshillit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.