Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10304, datë15.7.2010 Për sektorin inerar në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar

Ligji nr. 75/2025, datë 4 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
75/2025
Data e miratimit
4 dhjetor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 245, 29 dhjetor 2025
Hyn në fuqi
13 janar 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 245, datë 2025-12-29

LIGJ

Nr. 75/2025

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 304, DATË 15.7.2010,

“PËR SEKTORIN MINERAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Kudo në ligj fjala “karrierë” zëvendësohet me fjalët “minierë sipërfaqësore”.

Neni 1

Neni 2

Pika 4 e nenit 2 ndryshohet si më poshtë:

“4. “Mineral” është çdo substancë e dobishme, që ndodhet në trajtë natyrore, mbi ose nën

sipërfaqen e tokës, në ujë ose nën ujë, e formuar prej proceseve gjeologjike dhe që plotëson kushtet

për përdorim në degë të ndryshme të ekonomisë, duke përjashtuar naftën, që është në gjendje të

lëngët, gazin natyror, që është në gjendje të gaztë dhe ujërat.”.

Neni 3

Shkronja “a” e pikës 3 të nenit 9 shfuqizohet.

Neni 4

Fjalia e dytë e pikës 5 të nenit 15 ndryshohet si më poshtë:

“Brenda 10 ditëve nga miratimi i lejes, zotëruesi i saj aplikon pranë ministrisë përgjegjëse për

pyjet për heqjen nga fondi pyjor/kullosor të zonës së lejuar të shfrytëzimit, të miratuar sipas

legjislacionit në fuqi për pyjet dhe kullotat.”.

Neni 5

Në nenin 18 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në pikën 2 fjala “pushimit” zëvendësohet me fjalën “ndërprerjes”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.