Akt normativ

Për disa ndryshime në ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”

Akti normativ nr. 5/2013, datë 30 shtator 2013, nga Këshilli i Ministrave.

Numri
5/2013
Data e miratimit
30 shtator 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 159, 30 shtator 2013
Hyn në fuqi
30 shtator 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 159, datë 2013-09-30

AKT NORMATIV

Nr. 5, datë 30.9.2013

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.152/2013, “PËR NËPUNËSIN CIVIL”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, duke pasur në konsideratë parashikimet e ligjit nr.

152/2013, “Për nëpunësin civil”, pazbatueshmërinë e tij për shkak të mungesës së akteve nënligjore dhe

natyrës së përgjithshme të ligjit, kohën e pamjaftueshme për të bërë rregullime ligjore sipas procesit

legjislativ, nevojën për organizimin institucional, efektet financiare mbi buxhetin e shtetit dhe gjendjen

ekonomike financiare, me propozimin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Ministrit të Shtetit për

Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në ligjin nr. 152/2013, datë 30.5.2013, “Për nëpunësin civil”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 70 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 70

Ligji nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, dhe çdo dispozitë tjetër në

kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen nga data e fillimit të shtrirjes së efekteve të këtij ligji.”.

Neni 2

Neni 72 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 72

Ky ligj hyn në fuqi më 1 tetor 2013 dhe i fillon efektet e tij 6 muaj pas hyrjes në fuqi. Deri në

datën e fillimit të efekteve të këtij ligji zbatohet ligji nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit

civil.”.

Neni 3

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.