Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje
Ligji nr. 74/2025, datë 4 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 74/2025
- Data e miratimit
- 4 dhjetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 245, 29 dhjetor 2025
- Hyn në fuqi
- 13 janar 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 245, datë 2025-12-29
1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me direktivën 2008/98/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 19 nëntor
2008, “Mbi mbetjet”, e cila shfuqizon disa direktiva. Numri CELEX: 32008L0098, Fletorja Zyrtare e Bashkimit
Evropian, seria L, nr. 312, datë 22.11.2008, faqe 3–30.
LIGJ
Nr. 74/2025
PËR PËRGJEGJËSITË E ZGJERUARA TË SUBJEKTEVE PRODHUESE
TË PRODUKTEVE QË GJENEROJNË MBETJE1
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim krijimin e sistemit të përgjegjësive të zgjeruara të subjekteve prodhuese për
produktet që gjenerojnë mbetje (në vijim “PZP”) dhe të sigurojë që çdo person fizik ose juridik, që
zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon mbi baza profesionale produkte që gjenerojnë
mbetje pas përdorimit, të mbajë përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit në funksion të rritjes së
ripërdorimit, parandalimit, riciklimit dhe rikuperimeve të këtyre produkteve.
Neni 2
Objekti i ligjit
Ky ligj ka si objekt përcaktimin e:
a) masave të nevojshme, që ndërmerren nga subjekti prodhues për të mbajtur përgjegjësitë e
zgjeruara të prodhuesit;
b) rregullave për krijimin, organizimin e funksionimin e sistemit të përgjegjësive të zgjeruara të
subjekteve prodhuese për produktet që gjenerojnë mbetje dhe të shoqërisë për përgjegjësitë e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.