Për disa ndryshime në ligjin nr.119/2012 “Për buxhetin e vitit 2013”, të ndryshuar
Akti normativ nr. 7/2013, datë 14 dhjetor 2013, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 7/2013
- Data e miratimit
- 14 dhjetor 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 199, 20 dhjetor 2013
- Hyn në fuqi
- 20 dhjetor 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 199, datë 2013-12-20
AKT NORMATIV
Nr. 7, datë 14.12.2013
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.119/2012 “PËR BUXHETIN E VITIT 2013”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr.119/2012 “Për buxhetin e vitit 2013”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 1
Buxheti për vitin 2013 është:
Të ardhurat | 325 918 milionë lekë;
Shpenzimet | 409 408 milionë lekë;
Deficiti | 83 490 milionë lekë.
Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.”.
Neni 2
Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 2
Buxheti i shtetit për vitin 2013 është:
Të ardhurat | 256 112 milionë lekë;
Shpenzimet | 339 602 milionë lekë;
Deficiti | 83 490 milionë lekë.”.
Neni 3
Në nenin 8, nënndarja “Të ardhurat tatimore” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Të ardhurat tatimore | 293 910 milionë lekë;”.
Neni 4
Në nenin 10, nënndarjet “Shpenzimet korrente” dhe “Shpenzimet kapitale” ndryshohen, si më poshtë vijon:
“Shpenzimet korrente | 257 119 milionë lekë;
Shpenzimet kapitale | 77 283 milionë lekë;”.
Neni 5
Tabela 1, e përmendur në nenin 10, ndryshohet sipas tabelës me të njëjtin numër që i bashkëlidhet këtij akti normativ.
Neni 6
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.