Ligj

Për marrëveshjen e paqes fiskale

Ligji nr. 84/2025, datë 11 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
84/2025
Data e miratimit
11 dhjetor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 15 janar 2026
Hyn në fuqi
30 janar 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2026-01-15

LIGJ

Nr. 84/2025

PËR MARRËVESHJEN E PAQES FISKALE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe i procedurave për lidhjen e marrëveshjes

vullnetare ndërmjet tatimpaguesit dhe administratës tatimore për pagimin e tatimit mbi të ardhurat e

korporatave ose të tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi, bazuar në vlerësimin e fitimit të

tatueshëm, si dhe të drejtën për rivlerësimin e pasqyrave financiare të tri viteve të mëparshme.

imuniteti administrativ,

tatimor ose penal ndaj veprimeve të

tatimpaguesve për pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo për çdo vepër tjetër penale që

lidhet me origjinën e paligjshme të pasurisë. Administrata tatimore informon rastet e dyshimeve të

arsyeshme pranë Agjencisë së Inteligjencës Financiare.

Ky ligj nuk sjell asnjë lloj

Neni 2

Qëllimi i ligjit

Qëllimi i këtij ligji është të nxisë përmbushjen vullnetare të detyrimeve për tatimin mbi të ardhurat

e korporatave ose tatimin mbi të ardhurat personale nga biznesi, si dhe rivlerësimit të pasqyrave

financiare nëpërmjet një marrëveshjeje njëvjeçare, kundrejt mosushtrimit të kontrollit tatimor për

këtë tatim gjatë vitit tatimor të marrëveshjes.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.