Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar
Ligji nr. 83/2025, datë 11 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 83/2025
- Data e miratimit
- 11 dhjetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 11, 15 janar 2026
- Hyn në fuqi
- 30 janar 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2026-01-15
LIGJ
Nr. 83/2025
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 87/2019, “PËR FATURËN DHE SISTEMIN
E MONITORIMIT TË QARKULLIMIT”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime:
Neni 1
Në shkronjën “b”, të nenit 4, fjalët “në përputhje me legjislacionin në fuqi për sistemin e taksave
vendore” zëvendësohen me fjalët “në përputhje me ligjin për tatimin mbi të ardhurat”.
Neni 2
Fjalia e dytë, e pikës 2, të nenit 9, ndryshohet si më poshtë:
“Nëse blerësi është individ i paregjistruar si subjekt për ushtrim aktiviteti tregtar, në faturë
shënohet emri i tij i plotë, numri personal i identifikimit ID dhe adresa e saktë ku dërgohen mallrat.”.
Neni 3
Në pikën 2, të nenit 17, fjalët “ditën e dhjetë” zëvendësohen me fjalët “ditën e njëmbëdhjetë”.
Neni 4
Në fjalinë e parë, të pikës 10, të nenit 20, fjalët “tri ditë” zëvendësohen me fjalët “shtatë ditë”.
Neni 5
Kudo në përmbajtjen e ligjit fjalët “tatimit mbi fitimin” zëvendësohen me fjalët “tatimit mbi të
ardhurat e korporatës” dhe fjalët “tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël” zëvendësohen
me fjalët “tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi”.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.