Për disa shtesa dhe ndryshim në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar
Ligji nr. 82/2025, datë 11 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 82/2025
- Data e miratimit
- 11 dhjetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 11, 15 janar 2026
- Hyn në fuqi
- 30 janar 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2026-01-15
LIGJ
Nr. 82/2025
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006,
“PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen shtesa
dhe ndryshimi si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 27, “Taksa e ndikimit në infrastrukturë”, bëhen shtesat dhe ndryshimi i mëposhtëm:
1. Në paragrafin 3, të pikës 2, pas fjalëve “të Këshillit të Ministrave” shtohen fjalët “në zbatim të
neneve 21, pika 2, 22, pika 5, 22/1, 22/3 dhe 22/4 të këtij ligji”.
2. Në pikën 3, shkronja “a”, togfjalëshi “si dhe të ndërtimeve për qëllime publike” shfuqizohet.
3. Pas pikës 9 shtohet pika 10 me këtë përmbajtje:
“10. Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse objektet pronë e paluajtshme e shtetit dhe të destinuara
për ushtrimin e funksioneve publike, me pronësi publike, të ndërtuara me financime nga buxheti i
shtetit, njësitë e vetëqeverisjes vendore apo nga investimet e enteve publike.
Përjashtimi i parashikuar në këtë nen nuk konsiderohet ulje apo heqje e taksës së të ardhurave
vendore, në kuptim të nenit 4, të ligjit nr. 69/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 11.12.2025.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.