Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar
Ligji nr. 81/2025, datë 11 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 81/2025
- Data e miratimit
- 11 dhjetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 11, 15 janar 2026
- Hyn në fuqi
- 30 janar 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2026-01-15
LIGJ
Nr. 81/2025
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 29/2023,
“PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime
dhe shtesa:
Neni 1
Pika 24, e nenit 3, ndryshohet si më poshtë:
“24. “Kripto-aset” është një përfaqësim digjital i një vlere ose të drejte, i cili mund të
transferohet e mund të ruhet elektronikisht përmes përdorimit të teknologjisë së regjistrave të
shpërndarë ose teknologjive të ngjashme.”.
Neni 2
Pas shkronjës “d”, të nenit 8, shtohet shkronja “dh”, me këtë përmbajtje:
“dh) përjashtimisht nga përcaktimet e shkronjave “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d” të këtij neni,
artistët, të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Shqipërisë nuk do të konsiderohen rezidentë
tatimorë në Republikën e Shqipërisë për një periudhë prej 24 (njëzet e katër) muajsh nga data
e hyrjes për herë të parë në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht ditëve të
qëndrimit.”.
Neni 3
Pas shkronjës “f”, të nenit 11, shtohet shkronja “g” me këtë përmbajtje:
“g) të ardhurat nga sponsorizimet deri në masën e përcaktuar në shkronjën “p”, të pikës 1,
të nenit 50, të këtij ligji.”.
Neni 4
Pas nënndarjes “ii”, të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 12, shtohet paragrafi me këtë
përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.