Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”, i ndryshua
Ligji nr. 81/2026, datë 23 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 81/2026
- Data e miratimit
- 23 korrik 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 171, 5 gusht 2026
- Hyn në fuqi
- 20 gusht 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 171, datë 2026-08-05
LIGJ
Nr. 81/2026
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 48/2014, “PËR PAGESAT
E VONUARA NË DETYRIMET KONTRAKTORE DHE TREGTARE”, I
NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 2, dhe 83 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”, i ndryshuar,
bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Pikat 2, 3, 10, 11 e 12 ndryshohen si më poshtë:
“2. “Autoritet publik” është çdo autoritet kontraktor, siç përcaktohet në legjislacionin për
prokurimin publik, pavarësisht nga objekti apo vlera e kontratës;
3. “Subjekt tregtar”, në kuptim të këtij ligji, është çdo organizatë, person fizik ose juridik, me
përjashtim të autoriteteve publike, që ushtron në mënyrë të pavarur një veprimtari ekonomike ose
profesionale dhe që, në kuadër të kësaj veprimtarie, kryen transaksione tregtare. Në këtë kuptim,
përfshihen, ndër të tjera, tregtarët, shoqëritë tregtare, si dhe organizatat jofitimprurëse që janë të
angazhuara ose veprojnë në kuadër të një veprimtarie ekonomike ose profesionale të pavarur.
...
10. “Norma bazë e interesit për lekun” është norma e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe
të anasjella të riblerjes (REPO dhe REPO të anasjella), e miratuar me vendimin e Këshillit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.