Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Ligji nr. 80/2025, datë 11 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
80/2025
Data e miratimit
11 dhjetor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 15 janar 2026
Hyn në fuqi
30 janar 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2026-01-15

LIGJ

Nr. 80/2025

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN

E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin

e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 148 ndryshohet si më poshtë:

Neni 1

“Neni 148

Norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor

Norma e kompensimit të prodhuesve bujqësorë është 10 për qind.”.

Neni 2

Pika 3, e nenit 149, ndryshohet si më poshtë:

“3. Shuma që kompensohet është rezultat i shumëzimit të normës së kompensimit me vlerën

totale të produkteve dhe të shërbimeve bujqësore, të furnizuara nga prodhuesi bujqësor,

përgjatë një periudhe gjashtëmujore.”.

Neni 150 ndryshohet si më poshtë:

Neni 3

“Neni 150

Mënyra e zbatimit të skemës

1. Blerësi i produkteve bujqësore, person i tatueshëm i regjistruar për TVSH-në, i cili

ushtron aktivitet si grumbullues ose/dhe përpunues i produkteve bujqësore apo agroturizëm të

certifikuar, sipas legjislacionit në fuqi për turizmin, lëshon një faturë tatimore për shitësin,

prodhues bujqësor për çdo furnizim mallrash dhe shërbimesh të marrë prej tij. Vlera e faturës

përfaqëson vlerën e furnizimit të paguar nga blerësi për llogari të shitësit, mbi të cilën aplikohet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.