PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008, “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 107/2018, datë 20 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 107/2018
- Data e miratimit
- 20 dhjetor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 197, 31 dhjetor 2018
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 197, datë 2018-12-31
LIGJ
Nr. 107/2018
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN
NR. 9918, DATË 19.5.2008, “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhet kjo shtesë:
Neni 1
Në nenin 55, pika 2, pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“c) shërbimet e roaming-ut mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare dy ose shumëpalëshe, të
nënshkruara apo të miratuara për zbatim reciprok të rregullimit të tarifave për këto shërbime, si dhe tarifave
të terminimit ndërkombëtar të lidhura me këto shërbime.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 20.12.2018
Shpallur me dekretin nr.11049, datë 14.1.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir
Meta
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.