Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9573, DATË 3.7.2006, “PËR AUTORIPARIMIN, SHITBLERJEN, DEPOZITIMIN E MJETEVE RRUGORE ME MOTOR, TË RIMORKIOVE DHE PJESËVE TË TYRE TË DALA JASHTË PËRDORIMIT OSE TË BRAKTISURA DHE PËR VEPRIMTARITË QË LIDHEN ME TO”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 106/2018, datë 20 dhjetor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
106/2018
Data e miratimit
20 dhjetor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 197, 31 dhjetor 2018
Hyn në fuqi
15 janar 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 197, datë 2018-12-31

LIGJ

Nr. 106/2018

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN

NR. 9573, DATË 3.7.2006, “PËR AUTORIPARIMIN, SHITBLERJEN, DEPOZITIMIN E

MJETEVE RRUGORE

ME MOTOR, TË RIMORKIOVE DHE PJESËVE TË TYRE TË DALA JASHTË

PËRDORIMIT OSE TË BRAKTISURA DHE PËR VEPRIMTARITË QË LIDHEN ME

TO”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9573, datë 3.7.2006, “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me

motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë

që lidhen me to”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2/1 hiqet numri 18.

Neni 2

Neni 21 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 21

Ushtrimi i veprimtarisë së një agjencie

1. Veprimtaritë e parashikuara në nenin 20, të këtij ligji, kryhen nga subjektet në përputhje me

dispozitat e këtij ligji.

2. Kriteret për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe numri i agjencive, për çdo qytet, përcaktohen me

udhëzim të ministrit që mbulon fushën e transportit, duke pasur parasysh numrin e mjeteve me motor

të regjistruara.”.

Neni 3

Neni 22 ndryshohet si më poshtë

“Neni 22

Njoftimi i agjencive

1. Subjektet, titullari i të cilave ka aftësitë profesionale, sipas neneve 23 e 29, të këtij ligji, ushtrojnë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.