Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar

Ligji nr. 2/2019, datë 30 janar 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
2/2019
Data e miratimit
30 janar 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 17, 13 shkurt 2019
Hyn në fuqi
13 shkurt 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 2019-02-13

VENDIM

Nr. 2, datë 30.11.2019

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1, DATË 29.11.2019, TË KOMITETIT

NDËRMINISTROR TË EMERGJENCAVE CIVILE, “PËR CAKTIMIN E

DREJTUESVE QENDRORË TË OPERACIONIT PËR MENAXHIMIN E

FATKEQËSISË NATYRORE NË QARQET DURRËS DHE TIRANË”

Në mbështetje të nenit 19, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, dhe të vendimit nr.750,

datë 27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në

qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, në zbatim të

masave të marra pas shpalljes së fatkeqësisë natyrore në qarkun e Durrësit, Lezhës dhe të

Tiranës, i mbledhur sot më 30.11.2019,

VENDOSI:

Në vendimin nr.1, datë 29.11.2019, të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, të

bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1, pas emërtimit “... Durrësit ...” shtohen “..., Tiranës dhe Lezhës...”.

2. Pas pikës 2 shtohen pikat 2/1 dhe 2/2, me këtë përmbajtje:

“2/1. Caktimin e z. Ermira Gjeçi, me detyrën e të deleguarit të KNEC-së për Qarkun Tiranë

për çështjet operacionale.

“2/2. Caktimin e z. Etjen Xhafaj, me detyrën e të deleguarit të KNEC-së për Qarkun Lezhë

për çështjet operacionale.

3. Në pikën 3, shprehja “... Qarkun Durrës...” zëvendësohet me fjalët “... përkatësisht për

qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë...”.

4. Në pikën 4, pas referencës “2” shtohen “2/1” dhe “2/2”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.