Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 124/2015, “Për efiçencën e energjisë”
Ligji nr. 5/2019, datë 6 shkurt 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 5/2019
- Data e miratimit
- 6 shkurt 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 21, 21 shkurt 2019
- Hyn në fuqi
- 8 mars 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2019-02-21
LIGJ
Nr. 5/2019
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 124/2015 “PËR EFIÇENCËN E
ENERGJISË”
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 124/2015 “Për efiçencën e energjisë” bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 4, pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Auditues energjetik” është një person fizik i certifikuar ose person juridik që, ka të punësuar
auditues energjie të certifikuar, i cili kryen auditime energjetike, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji.”.
Në nenin 16, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Auditimet energjetike kryhen nga auditues energjetikë të certifikuar ose nga persona juridikë,
që kanë të punësuar auditues energjetikë të certifikuar, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji.”.
Neni 2
Neni 17 ndryshohet si më poshtë:
Neni 3
“Neni 17
Audituesi energjetik
1. Audituesi energjetik, për kryerjen e veprimtarisë së auditimit energjetik, pajiset me certifikatë
nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë, e cila mban, përditëson dhe publikon në faqen e saj zyrtare një
listë të audituesve energjetikë.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për energjinë, miraton procedurën,
kategoritë, kushtet, kërkesat e kualifikimit dhe të eksperiencës profesionale për personin, të cilit i lëshohet
certifikata e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.