Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar
Ligji nr. 4/2019, datë 6 shkurt 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 4/2019
- Data e miratimit
- 6 shkurt 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 21, 21 shkurt 2019
- Hyn në fuqi
- 8 mars 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2019-02-21
LIGJ
Nr. 4/2019
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 64/2012, “PËR PESHKIMIN”,
TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më
poshtë:
Neni 1
Kudo në ligj, emërtimi “Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës” zëvendësohet
me emërtimin “Institucioni përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe të akuakulturës.”.
Neni 2
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:
1. Pas pikës 22 shtohen pikat 22/1 dhe 22/2 me këtë përmbajtje:
“22/1. “Infrastruktura e peshkimit” është tërësia e trojeve, kalatave, godinave dhe çdo objekt
tjetër i paluajtshëm në territorin e portit të peshkimit apo qendrës së peshkimit, përfshirë muret rrethuese
të tij dhe akuatoriumin, instalimet e sinjalizimit, të ndriçimit dhe të komunikimit brenda territorit të portit
dhe në kanalin hyrës.
22/2. “Infrastruktura që lidhet me peshkimin” është ajo pjesë e infrastrukturës së peshkimit, e
cila përbëhet nga merkatot, shkallët e riparimit të anijeve të peshkimit dhe depozitat e karburantit, të cilat
janë ndihmuese në zhvillimin e aktivitetit të peshkimit.”.
2. Pika 63 ndryshohet si më poshtë:
“63. “Peshkim tregtar artizanal ose peshkim bregdetar artizanal” është peshkimi tregtar që
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.