Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
Ligji nr. 79/2025, datë 11 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 79/2025
- Data e miratimit
- 11 dhjetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 11, 15 janar 2026
- Hyn në fuqi
- 30 janar 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2026-01-15
LIGJ
Nr. 79/2025
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008,
“PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I
NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2006, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Pikat 2, 3 dhe 4, të nenit 23, ndryshojnë si më poshtë:
“2. Vlerësimet, njoftimet, vendimet dhe komunikimet zyrtare të administratës tatimore, drejtuar
tatimpaguesit, i njoftohen atij duke ia dërguar në llogarinë e tij elektronike në sistemin tatimor “e-
filing” dhe/apo nëpërmjet shërbimit postar rekomande.
3. Aktet e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni dhe çdo korrespondencë tjetër që i dërgohet
tatimpaguesit nga administrata tatimore, konsiderohen të marra nga tatimpaguesi jo më vonë se 10
ditë kalendarike pas datës së dërgimit të mesazhit elektronik apo të postës rekomande. Për njoftimet
elektronike, datë e njoftimit është data e nisjes së mesazhit elektronik dhe për dokumentet e dërguara
me postë rekomande, datë e njoftimit është data e pranimit të dokumentit nga shërbimi postar. Për
qëllime të përcaktimit të fillimit të afatit për marrjen e akteve tatimore, sipas këtij ligji, në llogaritjen
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.