Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes statusore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbi veprimet e ndërmarra nga Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 6/2019, datë 6 shkurt 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
6/2019
Data e miratimit
6 shkurt 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 21 shkurt 2019
Hyn në fuqi
8 mars 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2019-02-21

LIGJ

Nr. 6/2019

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES STATUSORE NDËRMJET REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN MBI VEPRIMET E NDËRMARRA NGA

AGJENCIA E ROJËS BREGDETARE DHE KUFIRIT EVROPIAN NË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja statusore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian

mbi veprimet e ndërmarra nga Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e

Shqipërisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 7.2.2019

Neni 2

Shpallur me dekretin nr. 11082, datë 20.2.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir

Meta

MARRËVESHJA STATUSORE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN MBI VEPRIMET

E NDËRMARRA NGA AGJENCIA E ROJËS BREGDETARE DHE KUFIRIT EVROPIAN NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË,

nga njëra anë dhe

BASHKIMI EVROPIAN,

nga ana tjetër

në vijim të referuara si “Palët”,

ndërsa mund të lindin situata ku Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian në vijim referuar

“Agjencia” si strukturë e Bashkimit Evropian, koordinon bashkëpunimin operacional ndërmjet Shteteve

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.