Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar

Ligji nr. 10/2019, datë 26 shkurt 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10/2019
Data e miratimit
26 shkurt 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 18 mars 2019
Hyn në fuqi
2 prill 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2019-03-18

LIGJ

Nr. 10/2019

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9948, DATË 7.7.2008, “PËR

SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË

PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një

deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të

pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 17, pika 1/1, bëhen ndryshimet dhe shtesa si më poshtë:

1. Shkronja “c” riformulohet si vijon:

“c) Përdorues faktik të tokës bujqësore, në kuptim të këtij ligji, konsiderohen familjet bujqësore

apo individët që kanë qenë banorë të komunës apo bashkisë në datën 1.8.1991, të cilët nuk janë pajisur

me aktin e marrjes së tokës në përdorim ose në pronësi dhe faktikisht e përdorin tokën bujqësore.”.

2. Në shkronjën “ç”, pas paragrafit të tretë shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Përdoruesit e tokës bujqësore në fshatrat e ish-kooperativave bujqësore, të cilët disponojnë tokë

bujqësore në përdorim, në zbatim të pikës 3, të vendimit nr. 255, datë 2.8.1991, të Këshillit të Ministrave

“Për kriteret e ndarjes së tokës bujqësore”, të ndryshuar, të regjistruar në aktin e marrjes së tokës së tyre

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.