Ligj

Për skemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore

Ligji nr. 8/2019, datë 26 shkurt 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8/2019
Data e miratimit
26 shkurt 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 18 mars 2019
Hyn në fuqi
2 prill 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2019-03-18

LIGJ

Nr. 8/2019

PËR SKEMAT E CILËSISË SË PRODUKTEVE BUJQËSORE

DHE USHQIMORE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë:

1. Rregullat për funksionimin e sistemit të cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore, për të

siguruar:

a) konkurrencë të drejtë për fermerët dhe prodhuesit e produkteve bujqësore dhe ushqimore me

karakteristika dhe tregues të vlerës së shtuar të cilësisë;

b) informacionin e nevojshëm për konsumatorin, për cilësinë e këtyre produkteve.

2. Detyrat dhe kompetencat e organeve përgjegjëse për:

a) vlerësimin e aplikimeve për regjistrimin e emërtimit “Specialitet tradicional i garantuar”;

b) verifikimin e përputhshmërisë me specifikimet e produktit për kërkesat për regjistrim të

emërtimeve të origjinës dhe të treguesve gjeografikë për produktet bujqësore dhe ushqimore, siç

përcaktohet në shkronjën “a”, të pikës 5, të nenit 178, të ligjit nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë

industriale”;

c) verifikimin e përputhshmërisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore të regjistruara, si STG,

EOM dhe TGJM, me specifikimet e produktit, para vendosjes së tyre në treg;

ç) kryerjen e kontrolleve zyrtare për të verifikuar përputhshmërinë e produkteve bujqësore dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.