Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar

Ligji nr. 9/2019, datë 26 shkurt 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9/2019
Data e miratimit
26 shkurt 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 18 mars 2019
Hyn në fuqi
2 prill 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2019-03-18

LIGJ

Nr. 9/2019

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 171/2014, “PËR

PËRFUNDIMIN E PROCEDURAVE LIGJORE TË KALIMIT TË TOKËS BUJQËSORE

TË ISH-NDËRMARRJEVE BUJQËSORE NË PRONËSI TË PËRFITUESVE”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83 pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një

deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 171/2014 “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të

ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

1. Në pikën 1 bëhen ndryshimi dhe shtesat si më poshtë:

a) Në shkronjën “a”, nënndarja “ii” shfuqizohet.

b) Pas shkronjës “b” shtohen shkronjat “c” dhe “ç” me këtë përmbajtje:

“c) Familjet bujqësore ose individët, të cilët përmbushin kushtet si më poshtë:

i) janë punonjës të ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.8.1991, gjendja civile e të cilëve u është

transferuar në fshatin ku gjendet toka objekt i kalimit në pronësi, pas datës 1.8.1991, por të mos kenë

përfituar tokë bujqësore në përdorim apo pronësi, në fshatin ku kanë pasur gjendjen civile më 1.8.1991;

ii) e përdorin tokën për veprimtari bujqësore por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit

të përdorimit apo pronësisë.

ç) Familjet bujqësore ose individët, të cilët përmbushin kushtet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.