Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar

Ligji nr. 12/2019, datë 5 mars 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
12/2019
Data e miratimit
5 mars 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 18 mars 2019
Hyn në fuqi
2 prill 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2019-03-18

LIGJ

Nr. 12/2019

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 416, DATË 7.4.2011, “PËR

MATERIALIN MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar,

bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

1. Pika 11 ndryshohet si më poshtë:

“11. “Laborator reference” është laboratori i akredituar, që vlerëson cilësinë dhe besueshmërinë e

analizave të kryera nga laboratorët e akredituar dhe jep vlerësimin përfundimtar të testeve të kryera nga

këta laboratorë.”.

2. Pas pikës 11 shtohen pikat 11/1 e 11/2 me këtë përmbajtje:

“11/1. “Laborator i akredituar” është laboratori që ka kaluar një procedurë akreditimi, në

përputhje me legjislacionin në fuqi në fushën e akreditimit.

11/2. “Laborator i miratuar” është laboratori testues, i miratuar nga ministri, për kryerjen e

analizave të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, sipas përcaktimeve të nenit 44 të këtij ligji.”.

3. Pas pikës 22 shtohet pika 23 me këtë përmbajtje:

“23. “Analiza zyrtare” janë ato analiza që kërkohen nga institucionet e administratës shtetërore,

në përmbushje të funksioneve të tyre.”.

Në nenin 4, pika 8 shfuqizohet.

Neni 2

Neni 3

Në nenin 11 bëhen këto ndryshime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.