Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar
Ligji nr. 11/2019, datë 5 mars 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 11/2019
- Data e miratimit
- 5 mars 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 33, 18 mars 2019
- Hyn në fuqi
- 2 prill 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2019-03-18
LIGJ
Nr. 11/2019
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN
ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të
ndryshuar, pas nenit 9 shtohet neni 9/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 9/1
Dispozitë kalimtare
Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike të shtetasve shqiptarë, të cilat janë lëshuar nga
data 9.2.2009 deri në datën 31.12.2009 dhe që përfundon brenda vitit 2019, zgjatet deri në datën
31.12.2019.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar më 5.3.2019
Shpallur me dekretin nr. 11141, datë 11.3.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir
Meta
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.