Për buxhetin e vitit 2026
Ligji nr. 87/2025, datë 12 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 23 korrik 2026.
- Numri
- 87/2025
- Data e miratimit
- 12 dhjetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 245, 29 dhjetor 2025
- Hyn në fuqi
- 13 janar 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 245, datë 2025-12-29
LIGJ
Nr. 87/2025
PËR BUXHETIN E VITIT 2026
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 158 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
BUXHETI
Neni 1
Buxheti
Buxheti për vitin 2026 është:
Të ardhurat | 823 057 milionë lekë;
Shpenzimet | 886 764 milionë lekë;
Deficiti | 63 707 milionë lekë.
Buxheti përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i ish-pronarëve.
Neni 2
Buxheti i shtetit
Buxheti i shtetit për vitin 2026 është:
Të ardhurat | 581 159 milionë lekë;
Shpenzimet | 644 866 milionë lekë;
Deficiti | 63 707 milionë lekë.
Neni 3
Buxheti vendor
Buxheti vendor për vitin 2026 është:
Të ardhurat | 97 767 milionë lekë
nga të cilat: |
- transferta e pakushtëzuar e përgjithshme | 27 814 milionë lekë;
- transferta e pakushtëzuar sektoriale | 19 301 milionë lekë;
- transferta e pakushtëzuar sektoriale |
(grant performance) | 200 milionë lekë;
- të ardhura të tjera | 50 452 milionë lekë;
Shpenzimet | 97 767 milionë lekë.
Neni 4
Buxheti i sigurimeve shoqërore
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2026 është:
l. Sigurimi i detyrueshëm, programet kompensuese dhe trajtimet e veçanta.
Të ardhurat gjithsej | 195 292 milionë lekë;
nga të cilat: |
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 23 korrik 2026 · 74/2026 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.