Ligj

Për nxitjen e punësimit

Ligji nr. 15/2019, datë 13 mars 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 22 qershor 2023.

Numri
15/2019
Data e miratimit
13 mars 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 45, 3 prill 2019
Hyn në fuqi
18 prill 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2019-04-03

LIGJ

Nr. 15/2019

PËR NXITJEN E PUNËSIMIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat dhe mënyrën e funksionimit të sistemit publik të shërbimeve të

punësimit, të programeve aktive e pasive të tregut të punës, si dhe organet përgjegjëse për

menaxhimin e tyre, me përjashtim të rasteve kur rregullohen nga legjislacioni i posaçëm.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim rritjen e punësueshmërisë së forcave të punës, nëpërmjet ofrimit të

shërbimeve dhe programeve publike të punësimit, të vetëpunësimit dhe të kualifikimit profesional.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Aftësim dhe rehabilitim për punë për personat me aftësi të kufizuara” janë shërbimet

mbështetëse dhe asistenca për vlerësimin e aftësisë për punë të personit me aftësi të kufizuara, të

cilat ofrohen nëpërmjet:

a) informimit, këshillimit profesional, vlerësimit të aftësive profesionale dhe gjetjes së punës;

b) vlerësimit të mundësisë për aftësim, dhe hartimit të programeve përkatëse;

c) aftësimit profesional, kualifikimit plotësues, rikualifikimit me programet e mbajtjes dhe

përmirësimit të aftësive të punës deri në momentin e punësimit.

2. “Fondi” është Fondi Social i Punësimit, i krijuar sipas këtij ligji.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 22 qershor 2023 · 47/2023 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.