Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Bashkëpunimin Teknik 2017 Për projektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale”
Ligji nr. 19/2019, datë 21 mars 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 19/2019
- Data e miratimit
- 21 mars 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 3 prill 2019
- Hyn në fuqi
- 18 prill 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2019-04-03
LIGJ
Nr. 19/2019
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE
TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK 2017 PËR PROJEKTIN
“ZHVILLIM I QËNDRUESHËM I ZONAVE RURALE”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë
së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin teknik 2017, për projektin “Zhvillim i
qëndrueshëm i zonave rurale”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar më 21.3.2019.
Neni 2
Shpallur me dekretin nr. 11154, datë 28.3.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir
Meta
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM
TEKNIK 2017 PËR PROJEKTIN “ZHVILLIM I QËNDRUESHËM
I ZONAVE RURALE”
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë,
në frymën e marrëdhënieve ekzistuese miqësore ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe
Republikës së Shqipërisë,
duke u nisur nga dëshira për t’i forcuar dhe thelluar këto marrëdhënie miqësore nëpërmjet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.