Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”

Ligji nr. 20/2019, datë 28 mars 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
20/2019
Data e miratimit
28 mars 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 73, 21 maj 2019
Hyn në fuqi
5 qershor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2019-05-21

LIGJ

Nr. 20/2019

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 12/2018 “PËR VLERËSIMIN KALIMTAR

DHE PERIODIK TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, GARDËS SË

REPUBLIKËS DHE SHËRBIMIT PËR ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE

ANKESAT NË MINISTRINË E BRENDSHME”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së

Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në

Ministrinë e Brendshme”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. “Organet e vlerësimit kalimtar” janë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe Shërbimi për

Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.”.

2. Pika 21, shfuqizohet.

Neni 2

Në nenin 5 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Organet e vlerësimit kalimtar janë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe Shërbimi për

Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.”.

2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit organizohet në trupa vlerësimi, të cilat veprojnë në

mënyrë të pavarur, të paanshme dhe janë përgjegjëse për verifikimin, vlerësimin, si dhe për

marrjen e vendimeve ndaj punonjësve.”.

3. Pika 6 ndryshohet si më poshtë:

“6. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit mbështetet gjatë veprimtarisë së tij nga një sekretariat

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.