Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 103/2016 “Për akuakulturën”

Ligji nr. 22/2019, datë 3 prill 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
22/2019
Data e miratimit
3 prill 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 58, 25 prill 2019
Hyn në fuqi
10 maj 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 58, datë 2019-04-25

LIGJ

Nr. 22/2019

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 103/2016

“PËR AKUAKULTURËN”1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 103/2016, “Për akuakulturën”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në pikën 7, fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:

“Zonë e përcaktuar për akuakulturë (ZPA)” është një sistem planifikimi hapësinor apo

zonimi, i kryer në nivel rajonal ose kombëtar.”.

2. Pas pikës 18 shtohet pika 19 me këtë përmbajtje:

“19. “Instalime në pronësi shtetërore” është tërësia e ndërtimeve që shërbejnë për kultivimin

e organizmave ujorë, të tilla si vaskat, kanalet furnizuese dhe shkarkuese, inkubatorët, laboratorët,

magazinat frigoriferike, si dhe çdo ndërtim tjetër që shërben për akuakulturë dhe që janë në

pronësi ose në përgjegjësi menaxhimi të një enti shtetëror.”.

Neni 2

Në nenin 5, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. ZPA-ja përfshin zona të veçanta, të caktuara, përfshirë edhe instalimet në pronësi

shtetërore, me qëllim aktivitetin e akuakulturës, së bashku me infrastrukturën në shërbim të saj.”.

Pas nenit 44 shtohen nenet 44/1 dhe 44/2 me këtë përmbajtje:

Neni 3

“Neni 44/1

Organizatat e prodhuesve

1. Organizatat e prodhuesve të sektorit të akuakulturës krijohen me nismën e prodhuesve të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.