Për gjuetinë
Ligji nr. 89/2025, datë 12 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 89/2025
- Data e miratimit
- 12 dhjetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 7 janar 2026
- Hyn në fuqi
- 22 janar 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 2026-01-07
LIGJ
Nr. 89/2025
PËR GJUETINË1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj ka për objekt:
a) përcaktimin e rregullave dhe kërkesave për zhvillimin e gjuetisë së qëndrueshme, si një
veprimtari tradicionale, sportive, çlodhëse, si edhe për të mundësuar mbrojtjen e faunës së egër dhe
ruajtjen e biodiversitetit;
b) ofrimin e mekanizmave për menaxhimin e qëndrueshëm të gjuetisë, duke e vlerësuar faunën e
egër si pasuri kombëtare, që administrohet dhe mbrohet me ligj;
c) përcaktimin e zonave të gjuetisë, duke përjashtuar specifikisht zonat ku ndalohet veprimtaria e
gjuetisë;
ç) përcaktimin e institucioneve përgjegjëse dhe rregullave për monitorimin dhe kontrollin për të
garantuar që parimet për gjuetinë të zbatohen në mënyrë rigoroze, duke ruajtur tërësinë e ekosistemit
dhe baraspeshën ekologjike.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim:
a) të sigurojë mbrojtjen dhe ruajtjen e diversitetit biologjik e të ekuilibrit ekologjik të habitateve
natyrore, faunës së egër, florës së egër e të habitateve të tyre gjatë ushtrimit të gjuetisë;
b) të mbrojë të drejtën e gjuetarëve dhe të drejtat për gjahun, për trofetë e produktet e gjuetisë dhe
të tregtimit të tyre;
c) të inkurajojë dhe të nxisë bashkëpunimin midis gjuetarëve dhe menaxhuesit të zonës, si dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.