Ligj

Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore

Ligji nr. 25/2019, datë 25 prill 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 23 mars 2021.

Numri
25/2019
Data e miratimit
25 prill 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 72, 20 maj 2019
Hyn në fuqi
4 qershor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 72, datë 2019-05-20

LIGJ

Nr. 25/2019

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISË GJYQËSORE

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat dhe parimet e përgjithshme në lidhje me:

a) organizimin dhe funksionimin e shërbimeve dhe seksioneve të Policisë Gjyqësore;

b) veprimtarinë e tyre hetimore;

c) statusin e oficerëve të Policisë Gjyqësore;

ç) raportet me prokurorinë dhe me institucionet shtetërore ku bëjnë pjesë.

Neni 2

Përkufizimet

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Oficer i Policisë Gjyqësore” është një person i emëruar, sipas këtij

ligji, në një

shërbim ose seksion të Policisë Gjyqësore ose në shërbime të Policisë Gjyqësore të Byrosë

Kombëtare të Hetimit.

2. “Agjent

i Policisë Gjyqësore” është një punonjës i Policisë së Shtetit, Policisë

Ushtarake dhe çdo shërbimi tjetër policor, që ligji i njeh një cilësi të tillë.

3. “Shërbim i Policisë Gjyqësore” është një strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit,

Policinë Ushtarake dhe në institucione të tjera shtetërore, të cilave ligji

i posaçëm u njeh

funksionet e Policisë Gjyqësore, sipas Kodit të Procedurës Penale dhe parashikimeve të këtij ligji.

4. “Seksion i Policisë Gjyqësore” është një strukturë e veçantë në prokuroritë pranë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 23 mars 2021 · 48/2021 · Për një ndryshim në ligjin nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.