Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 27/2019, datë 8 maj 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
27/2019
Data e miratimit
8 maj 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 79, 30 maj 2019
Hyn në fuqi
14 qershor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2019-05-30

LIGJ

Nr. 27/2019

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 107, DATË 30.3.2009,

“PËR KUJDESIN SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”,

të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

1. Në pikën 1 dhe në të gjithë përmbajtjen e ligjit, emërtimi “Ministria/ministri i

Shëndetësisë” zëvendësohet me fjalët “ministria/ministri përgjegjës për shëndetësinë”.

2. Pas pikës 12 shtohen pikat 13, 14, 15, 16, 17, 18 dhe 19 me këtë përmbajtje:

“13. “Informacioni shëndetësor” është çdo e dhënë e dokumentuar e historikut të gjendjes

shëndetësore të personit dhe përfshin simptomën, diagnozën, vlerësimin, kujdesin, progresin dhe

rezultatin shëndetësor për çdo marr ëdhënie me shërbimin shëndetësor. Informacioni

shëndetësor mund të jetë në formë elektronike, në letër ose në të dyja formatet.

14. “Sistemi i informacionit shë ndetësor” është një sistem, i cili mbledh, ruan, menaxhon

dhe/ose shkëmben në mënyrë të sigurt informacion në lidhje me shëndetin e personit, me qëllim

përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së ofrimit të kujdesit shëndetësor ndaj çdo personi.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.