Ligj

Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat

Ligji nr. 26/2019, datë 8 maj 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
26/2019
Data e miratimit
8 maj 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 99, 10 korrik 2019
Hyn në fuqi
25 korrik 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 99, datë 2019-07-10

LIGJ

Nr. 26/2019

PËR SHËRBIMIN PËRMBARIMOR GJYQËSOR PRIVAT

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një

deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj ka si objekt përcaktimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të Shërbimit

Përmbarimor Gjyqësor Privat, kushtet që duhet të përmbushin individët për të ushtruar detyrën

e përmbaruesit gjyqësor privat, statusin, masat disiplinore, detyrat, përgjegjësitë, rregullat e

caktimit të tarifave, si dhe marrëdhëniet me institucionet shtetërore dhe me subjektet e tjera

publike dhe private.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për përmbaruesit gjyqësorë privatë, që kryejnë veprimet e tyre procedurale

për ekzekutimin e detyrueshëm të titujve ekzekutivë, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës

Civile, Kodit Civil, akteve të tjera ligjore, si dhe për subjektet e tjera private dhe shtetërore, që

përfshihen në procesin e ekzekutimit.

2. Ky ligj zbatohet edhe për veprimtaritë dytësore që kryhen nga përmbaruesi gjyqësor privat

dhe që përfshijnë:

a) kryerjen e njoftimit të akteve gjyqësore dhe dokumenteve zyrtare;

b) njoftimin dhe kryerjen e mbledhjes së detyrimeve financiare me mirëkuptim, me kërkesë të

të interesuarve;

c) kryerjen e konstatimeve të fakteve, sendeve dhe dukurive lehtësisht të verifikueshme, që

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.