Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji
Ligji nr. 29/2019, datë 23 maj 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 29/2019
- Data e miratimit
- 23 maj 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 88, 20 qershor 2019
- Hyn në fuqi
- 5 korrik 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 88, datë 2019-06-20
LIGJ
Nr. 29/2019
PËR TRAJTIMIN FINANCIAR, SUPLEMENTAR TË PUNONJËSVE QË KANË
PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË, TË PUNONJËSVE TË INDUSTRISË
SË NAFTËS E TË GAZIT DHE TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR
NË METALURGJI
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është trajtimi financiar i punonjësve që kanë punuar në miniera në
nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në
metalurgji, përveç trajtimit të përcaktuar në ligjin nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet
shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ligjin nr. 7703, datë
11.5.1993, “Për Sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Neni 2
Përfituesit
Përfitues, sipas këtij ligji, janë personat në profesione e punë, në miniera në nëntokë, në
industrinë e naftës e të gazit dhe në metalurgji, që u njihet vjetërsia në punë dhe periudha e
sigurimit, sipas përcaktimeve të nenit 3, të këtij ligji, e që njëkohësisht plotësojnë edhe kushtet e
tjera të përcaktuara në këtë ligj, si më poshtë:
a) pensionistët, të cilët kanë përfituar pension sipas ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për
sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr. 7703,
datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.