Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar
Ligji nr. 33/2019, datë 16 qershor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 33/2019
- Data e miratimit
- 16 qershor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 99, 9 korrik 2019
- Hyn në fuqi
- 24 korrik 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 99, datë 2019-07-09
LIGJ
Nr. 33/2019
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9917, DATË 19.5.2008,
“PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË
TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit
të terrorizmit”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 2 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pas pikës 3 shtohet pika 3/1 me këtë përmbajtje:
“3.1. “Bankingu korrespondent” është tërësia e shërbimeve bankare/financiare të ofruara
nga një bankë (banka korrespondente) për një bankë tjetër (banka pritëse).”.
2. Në fund të pikës 10 shtohen dy fjali me këtë përmbajtje:
“Në këtë kategori përfshihen edhe individët, të cilët kanë pasur ose kanë funksione të
rëndësishme në organizata ndërkombëtare, përfshirë anëtarët e familjes apo personat e lidhur në
marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi, sipas kuptimit dhe rregullave të përcaktuara
në aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji.
Kjo kategori personash konsiderohen “persona të ekspozuar politikisht” deri në 3 vite
pas largimit nga funksioni.”.
3. Pika 11 ndryshohet si më poshtë:
“11. Produkt i veprës penale” është çdo pasuri e rrjedhur ose e përfituar, në mënyrë të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.