Ligj

Për disa shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 31/2019, datë 16 qershor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
31/2019
Data e miratimit
16 qershor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 99, 9 korrik 2019
Hyn në fuqi
9 korrik 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 99, datë 2019-07-09

UDHËZIM

Nr. 31, datë 18.11.2019

PËR PROCEDURAT STANDARDE TË APLIKIMIT DHE KRITERET PËR

PËRFITIMIN E FONDEVE NGA BUXHETI I SHTETIT PËR PROGRAMET E

STREHIMIT

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të nenit

69, pika 2, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”; të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për

menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të vendimit të Këshillit të

Ministrave nr. 405, datë 1.6.2016, “Për miratimin e strategjisë së strehimit social 2016–2025”,

ministri i Financave dhe Ekonomisë

UDHËZON:

1. Qëllimi i këtij udhëzimi është përcaktimi i rregullave, afateve dhe kritereve të aplikimit nga

njësitë e vetëqeverisjes vendore për përfitimin e fondeve të planifikuara në ligjin vjetor të buxhetit,

në programin buxhetor “strehimi”.

2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore paraqesin aplikimet e tyre çdo vit, me qëllim përfshirjen e

kërkesave të tyre për mbështetje nga fondet buxhetore në projektbuxhetin afatmesëm. Aplikimi,

për t’u përfshirë në projektbuxhetin afatmesëm, bëhet brenda afateve të parashikuara në

legjislacionin për menaxhimin e sistemit buxhetor dhe shoqërohet me të dhënat e tabelës nr. 1. Ky

aplikim përmban kërkesat buxhetore për realizimin e një apo disa programeve të strehimit social,

sipas nenit 11, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social” dhe/ose për mbështetje me instrumente

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.