Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara
Ligji nr. 34/2019, datë 16 qershor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 5 mars 2020.
- Numri
- 34/2019
- Data e miratimit
- 16 qershor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 99, 9 korrik 2019
- Hyn në fuqi
- 8 gusht 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 99, datë 2019-07-09
LIGJ
Nr. 34/2019
PËR ADMINISTRIMIN E PASURIVE TË SEKUESTRUARA
E TË KONFISKUARA
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është miradministrimi dhe përdorimi sa më efiçent, efektiv dhe
ekonomik i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga organet e drejtësisë dhe pasurive të
sekuestruara me urdhër të ministrit përgjegjës për financat, rikthimi në komunitet i pasurive të
fituara në mënyrë të paligjshme dhe kompensimi financiar i viktimave të krimit.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara” (në vijim
Agjencia) është institucioni përgjegjës për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të
konfiskuara.
b) “Administrim i pasurisë” janë të gjitha veprimet e procedurat ligjore që kryhen nga
Agjencia apo nga administratori i pasurisë, me qëllim ruajtjen, mirëmbajtjen, administrimin,
menaxhimin dhe, kur është e mundur, shtimin e vlerës së pasurisë që nga çasti i marrjes dijeni për
aktin e sekuestrimit e të konfiskimit dhe deri në atë të tjetërsimit ose të revokimit të masës së
sekuestrimit të pasurisë.
c) “Administrator koordinator” është punonjësi buxhetor i Agjencisë, i cili koordinon,
udhëzon, mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e procedurave ligjore nga administratori i pasurisë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 5 mars 2020 · 19/2020 · Pёr disa shtesa dhe ndryshime nё ligjin nr. 34/2019, "Pёr administrimin e pasurive tё sekuestruara e tё konfiskuara"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.