Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, të ndryshuar
Ligji nr. 32/2019, datë 17 qershor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 32/2019
- Data e miratimit
- 17 qershor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 99, 10 korrik 2019
- Hyn në fuqi
- 25 korrik 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 99, datë 2019-07-10
LIGJ
Nr. 32/2019
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 157/2013, “PËR MASAT
KUNDËR FINANCIMIT TË TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, bëhen
ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1, fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:
“Bllokim i përkohshëm” është ndalimi i çdo transaksioni, shërbimi financiar apo të tjera
të lidhura, pjesëmarrjeje në transferimin, shndërrimin, tjetërsimin ose lëvizjen e fondeve e të
pasurive të tjera, për pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, sipas kushteve dhe kohëzgjatjes së
vlefshmërisë të veprimeve të ndërmarra nga organet përkatëse, në përputhje me këtë ligj.”.
2. Në pikën 2, fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:
“Sekuestrim” është ndalimi i çdo transaksioni, shërbimi financiar apo të tjera të lidhura,
pjesëmarrjeje në transferimin, shndërrimin, tjetërsimin ose lëvizjen e fondeve dhe të pasurive të
tjera, për pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, sipas kushteve dhe kohëzgjatjes së vlefshmërisë
të veprimeve të ndërmarra nga organet përkatëse, në përputhje me këtë ligj.”.
3. Në fjalinë e parë, të pikës 3, fjalët “janë pasuritë financiare, depozitat monetare dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.