Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar

Ligji nr. 30/2019, datë 17 qershor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
30/2019
Data e miratimit
17 qershor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 99, 10 korrik 2019
Hyn në fuqi
25 korrik 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 99, datë 2019-07-10

LIGJ

Nr. 30/2019

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9723, DATË 3.5.2007,

“PËR REGJISTRIMIN E BIZNESIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar, bëhen këto

shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 22, pas pikës 4 shtohet pika 4/1 me këtë përmbajtje:

“4/1. Aplikimi për ndryshimin e ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë të personit

juridik bëhet brenda 30 ditëve kalendarike nga data e ngjarjes së rrethanës faktike të ndryshimit të

ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji.”.

Neni 2

Në nenin 26, pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Aplikimi për regjistrimin fillestar të shoqërive tregtare bëhet bashkërisht nga të gjithë

themeluesit ose nga administrator i shoqërisë kur autorizohet, ose nga çdo person i autorizuar

prej tyre. Aplikimi për regjistrimet e tjera bëhet nga personat përgjegjës për përfaqësimin e

shoqërisë në marrëdhënie me të tretët ose çdo person i autorizuar prej tyre. Aplikimi për

regjistrimin e veprimeve juridike, me të cilat lidhen pjesëmarrjet, kuotat apo aksionet mund të

kryhet, gjithashtu, dhe nga anëtari, ortaku apo aksionari, të cilit ato i përkasin, ose nga çdo person

i autorizuar prej tyre.”.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.