Ligj

Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë

Ligji nr. 86/2025, datë 12 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
86/2025
Data e miratimit
12 dhjetor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 15 janar 2026
Hyn në fuqi
30 janar 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2026-01-15

LIGJ

Nr. 86/2025

PËR FSHIRJEN, SHUARJEN DHE PAGESËN E DETYRIMEVE TATIMORE NDAJ

ADMINISTRATËS TATIMORE QENDRORE E VENDORE DHE E DETYRIMEVE

TË PAGUESHME NË DOGANË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Objekti

Ky ligj parashikon kushtet për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore të papaguara

ndaj administratës tatimore qendrore në sistemin tatimor “e-tax” ose jashtë tij, administratës tatimore

vendore, si dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Detyrime tatimore të papaguara” janë tatimi/kontributi

i sigurimeve shoqërore dhe

shëndetësore/taksa/tarifa, kamatëvonesa dhe çdo dënim administrativ, i lidhur ose jo me një lloj

tatimi/ takse/tarife/kontributi, sipas ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në

Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ose ligjeve të tjera tatimore, nga administrata tatimore

qendrore dhe administrata tatimore vendore;

2. “Detyrime të pagueshme në doganë” janë detyrime të papaguara që kanë subjektet ndaj

autoritetit doganor, përkatësisht, taksa doganore, TVSH-ja, akciza, taksat kombëtare, që mblidhen

nga dogana në rolin e agjentit tatimor, gjoba dhe kamatëvonesa.

3. “Subjekt” është personi fizik, personi juridik, si dhe çdo person tjetër/individ me zotësi të plotë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.