Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për bërjen palë në kuadrin gjithëpërfshirës të projektit ndërkombëtar mbi erozionin e bazës së tatueshme dhe transferimin e fitimit (BEPS)

Ligji nr. 35/2019, datë 17 qershor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
35/2019
Data e miratimit
17 qershor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 99, 10 korrik 2019
Hyn në fuqi
25 korrik 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 99, datë 2019-07-10

LIGJ

Nr. 35/2019

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORGANIZATËS PËR

BASHKËPUNIM DHE ZHVILLIM EKONOMIK (OECD) PËR BËRJEN PALË NË

KUADRIN GJITHËPËRFSHIRËS TË PROJEKTIT NDËRKOMBËTAR MBI

EROZIONIN E BAZËS SË TATUESHME DHE TRANSFERIMIN E FITIMIT

(BEPS)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja me shkëmbim notash ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe

Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për bërjen palë në kuadrin

gjithëpërfshirës të projektit ndërkombëtar mbi erozionin e bazës së tatueshme dhe transferimin e

fitimit (BEPS), sipas tekstit bashkëlidhur.

Neni 2

Për bërjen palë të Republikës së Shqipërisë në kuadrin gjithëpërfshirës të projektit

ndërkombëtar mbi erozionin e bazës së tatueshme dhe transferimin e fitimit (BEPS) do të

paguhet një kuotë anëtarësie prej 20 200 (njëzet mijë e dyqind) eurosh në vit, vlerë e cila do të

rregullohet dhe me inflacionin vjetor përkatës, të përcaktuar nga Organizata për Bashkëpunim

dhe Zhvillim Ekonomik.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 17.6.2019.

Shpallur me dekretin nr. 11217 , datë 4.7.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Ilir Meta

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

Drejtori

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.