Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”

Ligji nr. 38/2019, datë 20 qershor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
38/2019
Data e miratimit
20 qershor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 128, 18 shtator 2019
Hyn në fuqi
3 tetor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 128, datë 2019-09-18

LIGJ

Nr. 38/2019

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 139/2015

“PËR VETËQEVERISJEN VENDORE”

Në mbështetje të neneve 13, 78, 81, pika 2, 83, pika 1, dhe 108-115 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Pas nenit 29 shtohet neni 29/1 me këtë përmbajtje:

Neni 1

“Neni 29/1

Funksionet e bashkive në fushën e diasporës dhe të migracionit

Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:

a) krijimin e strukturës së posaçme për diasporën dhe migracionin, për administrimin e

shërbimeve në nivel vendor, si pjesë administrative e njësisë së vetëqeverisjes vendore;

b) nxitjen e organizimeve, brenda dhe jashtë vendit, për mbajtjen e komunikimit

të

vazhdueshëm e forcimin e marrëdhënieve me diasporën dhe emigrantët shqiptarë;

c) dhënien e ndihmës e të informacionit për çështje që lidhen me fitimin e shtetësisë

shqiptare;

ç) dhënien e ndihmës e të informacionit për të interesuarit nga diaspora dhe migracioni, për

legjislacionin shqiptar në fushën e investimeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për

çështjet e investimeve;

d) koordinimin e bashkërendimin e punës me ministrinë përgjegjëse punët e brendshme, për

punët e jashtme dhe për diasporën, për garantimin e dhënies së ndihmës e të informacionit për

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.