Ligj

Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008 dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015

Ligji nr. 37/2019, datë 20 qershor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
37/2019
Data e miratimit
20 qershor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 128, 18 shtator 2019
Hyn në fuqi
3 tetor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 128, datë 2019-09-18

LIGJ

Nr. 37/2019

PËR DISA SHTESA NË AKTIN NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 4,

DATË 9.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PRIVATIZIMIN DHE

DHËNIEN NË PËRDORIM SHOQËRIVE TREGTARE DHE INSTITUCIONEVE

SHTETËRORE TË NDËRMARRJEVE APO OBJEKTEVE TË VEÇANTA,

MJETEVE KRYESORE DHE MJETEVE TË XHIROS SË KËTYRE

NDËRMARRJEVE”, MIRATUAR ME LIGJIN NR. 9967, DATË 24.7.2008, DHE

NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 3/2015

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për

privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të

ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre

ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015,

bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen shtesat si më poshtë:

1. Në paragrafin e dytë, në fjalinë e parë, pas fjalës “tenderit” shtohen fjalët “ose tjetërsimit,

sipas veprimeve juridike të kalimit të pronësisë së pasurive të paluajtshme, të përcaktuara në

Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, përveç formës së kalimit të pronësisë nëpërmjet

kontratës së dhurimit.”.

2. Pas paragrafit të dytë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.